Kelmendi dhe kryeprokurorët diskutojnë lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Kelmendi diskutoi me […]

Kelmendi dhe kryeprokurorët diskutojnë lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë
kelmendi-dhe-kryeprokuroret-diskutojne-lidhur-me-iniciativat-per-mbrojtje-te-ligjshmerise

kelmendi-dhe-kryeprokuroret-diskutojne-lidhur-me-iniciativat-per-mbrojtje-te-ligjshmerise

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Kelmendi diskutoi me të pranishmit lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë.

“Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale. Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik”, thuhet në njoftimin e ZKPSH-së.