Kërcënimet e Teheranit/ Meçollari: Izraeli dhe aleatët janë të përgatitur edhe për sulm masiv nga Irani

Ish zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari thotë se Irani do e sulmojë Izraelin, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë shkalla e sulmit dhe se kur kjo do të ndodhë. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Meçollari u shpreh se Izraeli dhe aleatët, veçanërisht SHBA, janë përgatitur [...]Read More...

Kërcënimet e Teheranit/ Meçollari: Izraeli dhe aleatët janë të përgatitur edhe për sulm masiv nga Irani

Ish zv.komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari thotë se Irani do e sulmojë Izraelin, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë shkalla e sulmit dhe se kur kjo do të ndodhë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Meçollari u shpreh se Izraeli dhe aleatët, veçanërisht SHBA, janë përgatitur edhe për sulm masiv nga Irani.

“Irani do të godasë Izraelin, sepse në fakt, nëse nuk e godet, do ndihet i poshtëruar ndaj asaj që ndodhi me vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran. Por thelbi qëndron, prej dy javësh nuk po e bën këtë gjë, është duke bërë kalkulimet e nevojshme. Cili do të jetë niveli i goditjes dhe kur do të jetë koha. Këto janë dy pyetjet që i mundojnë të gjithë analistët, apo edhe vetë qeverinë e Izraelit. Qeveria e Izraelit është i përgatitur për një sulm qoftë edhe masiv. Duket që Irani është duke kalkuluar. Izraeli dhe aleatët e tij janë përgatitur për situatën më të vështirë. Pritet që pas 24 orësh deri në fund të javës, ky sulm të realizohet. Izraeli dhe aleatët e tij, sidomos SHBA, janë përgatitur për sulmin më të vështirë të mundshëm, që do të jetë i kombinuar nga Iraku dhe aleatët e tij proxy, në afërsi të Izraelit”, theksoi ai./abcnews.al