Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që dhun*oi një grua në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga Gjilani, për shkak të veprës penale “dhunimi”. Në komunikatën për media bëhet e ditur se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 gusht 2024, në […]

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që dhun*oi një grua në Ferizaj
kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-dhun*oi-nje-grua-ne-ferizaj

kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-dhun*oi-nje-grua-ne-ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga Gjilani, për shkak të veprës penale “dhunimi”.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 gusht 2024, në Ferizaj në një motel, me kanosje se do t’i publikoj fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B., që të takohet fillimisht në një restorant e pastaj e ka dërguar në motel, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Tutje, thuhet se i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do t’i publikojë fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale “Dhunimi”.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur, raporton Klankosova.tv.