Këshilli Gjyqësor së shpejti raport për gjykatësin, Pajaziti

Po punohet në mënyrë intensive në procedurën rreth përgjegjësisë se gjykatësit, Pajazit Pajaziti, sa i përket arratisjes së Blerim Ramadanit nga Kosova. Kështu deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, The post Këshilli Gjyqësor së shpejti raport për gjykatësin, Pajaziti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Këshilli Gjyqësor së shpejti raport për gjykatësin, Pajaziti

Po punohet në mënyrë intensive në procedurën rreth përgjegjësisë se gjykatësit, Pajazit Pajaziti, sa i përket arratisjes së Blerim Ramadanit nga Kosova. Kështu deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila tha se raporti i Komisionit special për zbardhjen e këtij rasti së shpejti do të jetë i njohur për opinionin.

“Ju siguroj se ai Komision në mënyrë intensive punon, por ka procedurë të paraparë me ligj dhe afate. Por, edhe përkundër këtyre afateve, po punohet në mënyrë intensive dhe menjëherë pasi që Komisioni të konstatojë gjendjen faktike, menjëherë ai raport do të vihet në seancë të Këshillit.”, – deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Me këtë rast, Dameva njoftoi se në takimin me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka biseduar rreth zbatimit të rekomandimeve të dala nga Komisioni vlerësues i Bashkimit Evropian, që sipas saj janë propozuar për inkorporim në Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor. Nuk konkretizoi nëse është biseduar rreth kërkesës së Mickoskit për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor.

“Theksoj në çdo moment se pushteti gjyqësor është i pavarur. Ne si Këshill ishim të obliguar të njoftojmë gjendjen reale në gjyqësor, aktivitetet që ka ndërmarrë Këshilli muajt e fundit, ato që i ndërmerr me vite, por edhe ato aktivitete që do t’i ndërmarrë në periudhën e ardhshme e që kanë të bëjnë me implementimin e rekomandimeve të Komisionit vlerësues. Nga implementimi i këtyre rekomandimeve varet kthimi i besimit në gjyqësor.”, – theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente para dhjetë ditëve mori vendim për formimin e Komisionit që do të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup, lidhur me rastin e Blerim Ramadanit, i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa ekstradimi ishte në proces.

The post Këshilli Gjyqësor së shpejti raport për gjykatësin, Pajaziti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .