U refuzua ideja e kryeministrit Mickoski që paratë e hekurudhës për në Bullgari të shfrytëzohen për në hekurudhën drejt Selanikut

Paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë nuk do të mund të ridedikohen, me kreditorët mund të diskutohet për një kredi të re, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, raporton MIA.  “Kur kërkoni një kredi të dedikuar, nuk mund ta përdorni për asgjë tjetër. Mund t’u kërkojmë vetëm t’i rezervojnë mjetet dhe të aplikojmë për një kredi […]

U refuzua ideja e kryeministrit Mickoski që paratë e hekurudhës për në Bullgari të shfrytëzohen për në hekurudhën drejt Selanikut
Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë nuk do të mund të ridedikohen, me kreditorët mund të diskutohet për një kredi të re, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, raporton MIA

“Kur kërkoni një kredi të dedikuar, nuk mund ta përdorni për asgjë tjetër. Mund t’u kërkojmë vetëm t’i rezervojnë mjetet dhe të aplikojmë për një kredi të re”, deklaroi sot ministrja e Financave në takim me gazetarët.

Dimitrieska-Koçoska thotë se ka pasur një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime dhe se të gjitha argumentet i ka paraqitur hapur. Sipas saj, se cili është përfitimi ekonomik nga ndërtimi i kësaj hekurudhe, shumë më e rëndësishme është, thotë hekurudha drejt Selanikut për kompanitë vendase.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës për në Sofje, ndërsa paratë e parapara të destinohen për ndërtimin e hekurudhës për në Selanik. Projekti hekurudhor për korridorin 8, vetëm nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë do të kushtojë 560 milionë euro, ashtu që 360 milionë janë kredi, ndërsa 200 milionë grante.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikolloski para pak kohësh deklaruan se do të kërkohet ridedikimi i mjeteve sepse hekurudha përfundon në qorrsokak, pasi pala bullgare nuk ka projekt për vazhdimin e hekurudhës deri në Sofje.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2023 në faqen e internetit të BE-së është publikuar tenderi për fazën e tretë të ndërtimit të hekurudhës nga Kumanova deri në kufi me Bullgarinë (Deve Bair), si pjesë e Korridorit 8. Bëhet fjalë për seksionin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa ndërtimi i dy pjesëve të mbetura nga Kumanova në Beljakovc dhe nga Beljakovca në Kriva Pallankë është ende në proces.

Deri më tani nuk ka asnjë projekt tjetër në Maqedoninë e Veriut që të ketë marrë fonde kaq të mëdha nga BE-ja për zbatimin e tij. Por, së bashku me fondet, vazhdimisht ka kritika nga autoritetet evropiane për shpejtësinë e realizimit të hekurudhës drejt Bullgarisë. Me ardhjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, është paraqitur ideja për ridedikimin e këtyre mjeteve për ndërtimin e hekurudhës me Selanikun.