Një trup i pajetë është gjetur pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, Policia në kërkim të autorit

Një trup i pajetë, është gjetur në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit. Nga pamjet e publikuara nga 360 Gradë, trupi i pajetë është i mbuluar me një mbulesë të veçantë, transmeton Portalb.mk. Vendi është siguruar nga policia dhe ende nuk ka nisur hetimi. Pranë trupit ndodhet një mjet emergjence. Deri më […]

Një trup i pajetë është gjetur pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, Policia në kërkim të autorit
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Një trup i pajetë, është gjetur në parkingun pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit. Nga pamjet e publikuara nga 360 Gradë, trupi i pajetë është i mbuluar me një mbulesë të veçantë, transmeton Portalb.mk.

Vendi është siguruar nga policia dhe ende nuk ka nisur hetimi. Pranë trupit ndodhet një mjet emergjence.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jozyrtarisht bëhet fjalë për vrasje.

Policia tanimë është vënë në kërkim të autorit edhe me helikopter, shkruan Alsat.

Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë, etj. Sipas disa informatave është në kërkim edhe të një makine Audi të zezë pa targa.