Këto janë 10 vendet më të varfra të Evropës, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria

Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfra në Evropë për vitin 2024, në vendin e tretë, pas Ukrainës dhe Moldavisë. Në këtë listë Shqipëria është renditur si vendi i pestë më i varfër ne Evropë, pas Armenisë. Në raportin e publikuar thuhet se lista […] The post Këto janë 10 vendet më të varfra të Evropës, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria appeared first on Albinfo.

Këto janë 10 vendet më të varfra të Evropës, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria

Në një listë të përpiluar që trajton kryesisht çështjet ekonomike, Kosova është renditur ndër vendet më të varfra në Evropë për vitin 2024, në vendin e tretë, pas Ukrainës dhe Moldavisë. Në këtë listë Shqipëria është renditur si vendi i pestë më i varfër ne Evropë, pas Armenisë.

Në raportin e publikuar thuhet se lista është krijuar mbi bazën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për frymë banori. GDP-ja (PBB-ja) pasqyron vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend.

“Kjo renditje pasqyron të dhënat më të fundit të PBB-së për frymë dhe mund të ndryshojë pak në varësi të burimit të saktë dhe vitit të përdorur”, bën të ditur “World of Statistics” në publikimin e raportit në platformën X, për vendet më të varfra në Evropë sipas PBB-së për frymë (nominale).

Pas Shqipërisë ndër vendet më të varfra janë Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia në vendin e nëntë dhe Mali i Zi në vendin e dhjetë. 

 

The post Këto janë 10 vendet më të varfra të Evropës, ja ku renditen Kosova dhe Shqipëria appeared first on Albinfo.