Kurti e Osmani priten nga presidenti i Francës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, shkroi Kurti. “Në Pallatin Élysée, […] The post Kurti e Osmani priten nga presidenti i Francës appeared first on Albinfo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024”, shkroi Kurti.
“Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, u shpreh Presidentja e Kosovës.
Krerët e shtetit të Kosovës do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Pjesë e Olimpiadës “Paris 2024”, me nëntë sportistë është edhe Kosova. Prej tyre gjashtë janë me normë olimpike e tre të tjerë me ftesë të universalitetit.
The post Kurti e Osmani priten nga presidenti i Francës appeared first on Albinfo.