KFOR-i në takim me Listën Serbe: Jemi të përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të sigurisë

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca, sot në takim me përfaqësues të Listës Serbe, ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë ka prani të dukshme në të gjithë Kosovën dhe se është i përgatitur mirë për të adresuar çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë. Sipas njoftimit nga KFOR-i, takimi është mbajtur në Prishtinë dhe delegacioni […] The post KFOR-i në takim me Listën Serbe: Jemi të përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të sigurisë appeared first on Albinfo.

KFOR-i në takim me Listën Serbe: Jemi të përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të sigurisë

Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Federico Bernacca, sot në takim me përfaqësues të Listës Serbe, ka thënë se misioni i NATO-s në Kosovë ka prani të dukshme në të gjithë Kosovën dhe se është i përgatitur mirë për të adresuar çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

Sipas njoftimit nga KFOR-i, takimi është mbajtur në Prishtinë dhe delegacioni i Listës Serbe u udhëhoq nga kryetari i saj, Zlatan Elek, transmeton albinfo.ch.

Tutje, misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se në takim u ndanë pikëpamjet për zhvillimet e fundit të sigurisë, përfshirë ato në veri të Kosovës.

“Gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni mysafir. Ai vuri në theks se KFOR-i ka prani të dukshme dhe fleksibile gjithandej Kosovës dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”, thuhet në komunikatë. “Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të dhënë kaherë nga OKB-ja. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

The post KFOR-i në takim me Listën Serbe: Jemi të përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të sigurisë appeared first on Albinfo.