Kompanitë nga Kosova i promovojnë produktet në Greqi

Shtatë kompani nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre të parafabrikuara në panairin ndërkombëtar “Thessaloniki International Fair”, që po mbahet në Selanik, Greqi, nga data 7 deri më 15 shtator 2024, përcjell albinfo.ch. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar një […] The post Kompanitë nga Kosova i promovojnë produktet në Greqi appeared first on Albinfo.

Kompanitë nga Kosova i promovojnë produktet në Greqi

Shtatë kompani nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre të parafabrikuara në panairin ndërkombëtar “Thessaloniki International Fair”, që po mbahet në Selanik, Greqi, nga data 7 deri më 15 shtator 2024, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar një hapësirë ekspozuese prej 194 m², ku kompanitë kosovare po prezantojnë produktet e tyre përkrah shumë shteteve pjesëmarrëse në panair.

Pjesëmarrës të shumtë në panair po shprehin interesim për t’u njohur me produktet e kompanive tona. Ndërkohë kompanitë kosovare gjatë panairit do të kenë mundësinë të takohen me blerës potencialë, investitorë dhe partnerë nga Evropa dhe më gjerë.

✅Hapësira ekspozuese ku po promovojnë kompanitë e Kosovës u vizitua edhe nga drejtorja e USAID për Kosovë Mary Elieen Devitt Sworn, e cila gjatë takimit që zhvilloi me kompanitë dhe përfaqësuesit e KIESA-s vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes së kompanive tona në këtë panair si dhe mbështetjen që po ofron KIESA për kompanitë në këtë sektor.

➡Shtandi i Kosovës ndodhet në pavionin C03.

➡Panairi do të jetë i hapur deri më 15 shtator.

 

The post Kompanitë nga Kosova i promovojnë produktet në Greqi appeared first on Albinfo.