Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut pas incidentit në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës ka paraqitur notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për incidentin e së enjtes në aeroportin e Shkupit. “Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar […] The post Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut pas incidentit në Shkup appeared first on Albinfo.

Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut pas incidentit në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovës ka paraqitur notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për incidentin e së enjtes në aeroportin e Shkupit.

“Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Njëkohësisht, është kërkuar që autoritetet maqedonase të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me këtë incident, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë mbrëmë menjëherë pas incidentit dhe po ashtu edhe sot, duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin.

“Gjithashtu, ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta institucionale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në kuadër të veprimeve të ndërmarra, ministrja Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm.

 

The post Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut pas incidentit në Shkup appeared first on Albinfo.