Krasniqi i pret në takim deputetin kanadez, Kyle dhe gruan e tij, Fluturën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim në selinë e PDK-së, Kyle Seeback, deputetin kanadez, bashkë me gruan e tij, Fluturën. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shtetit kanadez dhe Kyle, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit kosovar. “Me […]

Krasniqi i pret në takim deputetin kanadez, Kyle dhe gruan e tij, Fluturën
krasniqi-i-pret-ne-takim-deputetin-kanadez,-kyle-dhe-gruan-e-tij,-fluturen

krasniqi-i-pret-ne-takim-deputetin-kanadez,-kyle-dhe-gruan-e-tij,-fluturen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim në selinë e PDK-së, Kyle Seeback, deputetin kanadez, bashkë me gruan e tij, Fluturën.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shtetit kanadez dhe Kyle, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit kosovar.

“Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve”.

“Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, ka shkruar Krasniqi.