Krasta e bën të qartë se s’do të ndërmerr asgjë ndaj Rilind Gërvallës: Nuk jemi policesk, nuk është primare heqja e kokave
Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK ku u pyet se çfarë ndodh me përgjegjësit që transmetuan skandalin e “Slobodna Bosnës”. Në këtë pyetje, ai tha se nuk është primare “historia e ndëshkimit”. “Nuk është primare historia e ndëshkimit, neve nuk jemi insititucion policesk, nuk është primare për ne heqja […]
Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK ku u pyet se çfarë ndodh me përgjegjësit që transmetuan skandalin e “Slobodna Bosnës”.
Në këtë pyetje, ai tha se nuk është primare “historia e ndëshkimit”.
“Nuk është primare historia e ndëshkimit, neve nuk jemi insititucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave. Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në insititucione të tjera ku ka shqiptarë, që e zgjidh duke e hequr dikë nga pozicioni, nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz. Mua më intereson zgjedhja e problemit”, tha Krasta në RTK, transmeton Express.
Ai tha se “heqja e kokave” nuk adreson problematikën është i nxituar “për të kënaqur një lloj dëshire të madhe shqiptare shkatërruese”. Sipas tij, kjo gjë është e padrejtë.