Kryediplomatja finlandeze viziton Ballkanin, nis me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës shteteve të Ballkanit Perëndimor. Nga ora 11.00, ajo do të pritet në një takim nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla. Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze, thuhet se Valtonen […] The post Kryediplomatja finlandeze viziton Ballkanin, nis me Kosovën appeared first on Albinfo.

Kryediplomatja finlandeze viziton Ballkanin, nis me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Nga ora 11.00, ajo do të pritet në një takim nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze, thuhet se Valtonen do të vizitojë edhe Serbinë dhe Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

Valtonen gjatë vizitës së saj në Ballkan do të takohet me homologët e saj, ministrat e Jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.

Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE)./Albinfo.ch

The post Kryediplomatja finlandeze viziton Ballkanin, nis me Kosovën appeared first on Albinfo.