Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbërriti në Shkup

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në qeveri kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Tashmë po zhvillohet takimi tete a tetë mes dy kryeministrave, transmeton Portalb.mk. Kurti është i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Nga Zyra e Kryeministrit është thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik. Vizita e Kurtit vjen pak […]

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbërriti në Shkup
Albin Kurti. Foto: Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka pritur në qeveri kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Tashmë po zhvillohet takimi tete a tetë mes dy kryeministrave, transmeton Portalb.mk.

Kurti është i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Nga Zyra e Kryeministrit është thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik.

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit. Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti. E po ashtu Kosova dërgoi notë proteste. E reagime pati edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga partitë shqiptare në shtetin fqinj.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa projekte të përbashkëta që i kanë filluar, si pikat e përbashkët kufitare “One Stop Shop” dhe rruga ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës.

Por, së fundmi dy shtetet kanë pasur edhe çështje të hapura, si arrestimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup dhe incidenti ndaj Vjosa Osmanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.