Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të sot në Bruksel, në një rund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve evropiane për ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve, përcjell albinfo.ch. Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri dhe ka kërkuar nga bashkësia […] The post Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel appeared first on Albinfo.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të sot në Bruksel, në një rund të ri bisedimesh, mes debateve për situatën në veriun e Kosovës dhe përpjekjeve evropiane për ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve, përcjell albinfo.ch.

Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, siç është thënë, “sjelljen dhe gjuhën agresive e armiqësore të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj Kosovës”.

Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, formimin e drejtorisë rajonale të policisë dhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.

Në Prishtinë kjo shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vetë Beogradi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se blloku “mirëpret thirrjet e presidentit serb Vuçiç që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”.

 

The post Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel appeared first on Albinfo.