Lirohen për qarkullim pikat kufitare Merdar dhe Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasditen e së shtunës njoftoi se dy pikat kufitare Mërdar dhe Bërnjak u liruan për qarkullim. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk […] The post Lirohen për qarkullim pikat kufitare Merdar dhe Bërnjak appeared first on Albinfo.

Lirohen për qarkullim pikat kufitare Merdar dhe Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasditen e së shtunës njoftoi se dy pikat kufitare Mërdar dhe Bërnjak u liruan për qarkullim.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdar dhe Bërnjak. Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë”, shkroi Sveçla.

 

The post Lirohen për qarkullim pikat kufitare Merdar dhe Bërnjak appeared first on Albinfo.