Kurse të gjermanishtes, pa pagesë, në Cyrih

Një specialitet i ofertës së këtij viti është ofrimi i kujdesit për fëmijët (përafërsisht nga 6 muaj deri në 6 vjeç) gjatë kohës së kursit The post Kurse të gjermanishtes, pa pagesë, në Cyrih appeared first on Albinfo.

Kurse të gjermanishtes, pa pagesë, në Cyrih

Kurset e reja të gjermanishtes, të subvencionuara nga qyteti, për të rriturit me gjuhë të huaj, fillojnë më 10 shtator. Oferta e këtyre kurseve “me prag të ulët” është e cilësisë së lartë dhe e diferencuar – varion nga kurset konvencionale të gjermanishtes për të gjitha llojet e mësimit deri te kurset hyrëse në rrethet e jashtme ose kurset e trajnimit për grupe specifike të synuara.

Një specialitet i ofertës së këtij viti është ofrimi i kujdesit për fëmijët (përafërsisht nga 6 muaj deri në 6 vjeç) gjatë kohës së kursit.

Ndoshta këto ditë do të hasni personalisht nëpër rrugët e qytetit postera reklamues të mëdhenj e të gjelbër për kurset e gjermanishtes të subvencionuara nga komunat. Fletushkat analoge shumëgjuhëshe Mësoni gjermanisht – por ku? Për kursin falas të gjermanishtes këshilla nga zyra për promovimin e integrimit mund të porositen pa pagesë për t’u dhënë të interesuarve, në këtë link:

https://www.stadt-zuerich.ch/prd/de/index/stadtentwicklung/integrationsfoerderung/Bestellung_flyer_integrationfoerderung_ssl.secure.html

Ndërsa në broshurat e bashkangjitura do të gjeni një pasqyrë të shkurtër të ofertës.

2024_Start Wintersemester_Merkblatt

Flyer Deutschkurs_A5_WEB

The post Kurse të gjermanishtes, pa pagesë, në Cyrih appeared first on Albinfo.