Presidenti i Bjellorusisë: Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar sot se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe Minsku kishte vendosur gati një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit. “Duke parë politikën e tyre agresive, ne kemi futur atje dhe kemi vendosur në pika […] The post Presidenti i Bjellorusisë: Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën appeared first on Albinfo.

Presidenti i Bjellorusisë: Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka deklaruar sot se Ukraina kishte vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe Minsku kishte vendosur gati një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit.

“Duke parë politikën e tyre agresive, ne kemi futur atje dhe kemi vendosur në pika të caktuara – në rast lufte, ato do të ishin mbrojtje – ushtrinë tonë përgjatë gjithë kufirit”, ka thënë ai, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Një zëdhënës i shërbimit kufitar ukrainas, Andriy Demchenko, ka thënë për median ukraianse, Ukrainska Pravda se situata në kufirin me Bjellorusinë mbeti e pandryshuar.

“Siç mund të shohim, retorika e Lukashenkos nuk ndryshon, duke e përshkallëzuar vazhdimisht situatën dhe për të kënaqur vendin terrorist”, citohet të ketë thënë Demchenko, transmeton albinfo.ch.

Lukashenko nuk tha saktësisht se sa trupa ka vendosur Minsk përgjatë kufirit teksa ushtria profesionale e Bjellorusisë ka rreth 48,000 trupa dhe rreth 12,000 trupa kufitare shtetërore, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të vitit 2022.

 

 

The post Presidenti i Bjellorusisë: Gati një e treta e ushtrisë së Bjellorusisë është vendosur në kufirin me Ukrainën appeared first on Albinfo.