Kurti e mirëpriti drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit. “Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë […]

Kurti e mirëpriti drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko
kurti-e-mirepriti-drejtoreshen-e-re-te-zyres-se-unicef-it-ne-kosove,-veronika-vashchenko

kurti-e-mirepriti-drejtoreshen-e-re-te-zyres-se-unicef-it-ne-kosove,-veronika-vashchenko

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.

“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë”.

“Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim”, thuhet në njoftim.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vashchenkos, e cila u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti.