Kurti: Grajçevci, një nga shtyllat mbajtëse të shtetësisë së Kosovës

Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Fazli Grajçevcit, kryeministri i vendit, Albijn Kurti ka folur për aktivitetin patriotik të veprimtarit Grajçevci. Ai tha se sot po kujtohet një nga gurët më të mëdhenj mbi të cilin është ngritur dhe qëndrojnë themelet e lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës. “Nëse shtetin […]

Kurti: Grajçevci, një nga shtyllat mbajtëse të shtetësisë së Kosovës
kurti:-grajcevci,-nje-nga-shtyllat-mbajtese-te-shtetesise-se-kosoves

kurti:-grajcevci,-nje-nga-shtyllat-mbajtese-te-shtetesise-se-kosoves

Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 60 vjetorit të vrasjes së Fazli Grajçevcit, kryeministri i vendit, Albijn Kurti ka folur për aktivitetin patriotik të veprimtarit Grajçevci. Ai tha se sot po kujtohet një nga gurët më të mëdhenj mbi të cilin është ngritur dhe qëndrojnë themelet e lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

“Nëse shtetin e Kosovës e përfytyrojmë si një godinë të madhe në ngritjen e së cilës kanë marrë pjesë dhe kontribuar shumë njerëz dhe gjenerata të tëra, ai përfaqëson një nga shtyllat mbajtëse të kësaj godine. Emri i tij është Fazli Grajçevci. Ai ishte mësues i përkushtuar, poet i frytshëm, intelektual i angazhuar, aktivist politik dhe patriot i paepur”, tha Kurti..

Ai shtoi se në historinë moderne të Kosovës, Fazli Grajçevci ka zënë vend si një nga personalitetet në jetën e të cilit mund të lexohet një nga kapitujt më të hershëm të përpjekjes së shqiptarëve për t’u çliruar nga Serbia dhe shkëputur nga Jugosllavia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ky kapitull është bërë i njohur veçanërisht përmes emrit të Adem Demaçit, simbolit të rezistencës kombëtare të mirënjohur edhe ndërkombëtarisht”, tha Kurti.

Kryeministri  më tej foli për ngjarje e aktivitetet të atdhetarit FazliGrajçevcit, për kontaktet e tij me simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ku bashkë me veprimtarë të tjerë nga Prishtina dhe gjetiu, formuan organizatën politike ‘Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve’.