“Kurti ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë” / Agusholli – Haradinajt: Deklarata të tilla nuk i shkojnë një komandanti të luftës

“Ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë”, ka deklaruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për kryeministrin Kurti. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i VV’së, Gramos Agusholli i cili tha se fjalë të tilla nuk i shkojnë një komandanti të luftës. Madje sipas tij, këto fjalë janë më shumë pjesë e lojërave politike dhe bëhen […]

“Kurti ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë” / Agusholli – Haradinajt: Deklarata të tilla nuk i shkojnë një komandanti të luftës
“kurti-ka-financime-te-dyshimta,-transaksione-prej-serbise”-/-agusholli-–-haradinajt:-deklarata-te-tilla-nuk-i-shkojne-nje-komandanti-te-luftes

“kurti-ka-financime-te-dyshimta,-transaksione-prej-serbise”-/-agusholli-–-haradinajt:-deklarata-te-tilla-nuk-i-shkojne-nje-komandanti-te-luftes

“Ka financime të dyshimta, transaksione prej Serbisë”, ka deklaruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për kryeministrin Kurti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i VV’së, Gramos Agusholli i cili tha se fjalë të tilla nuk i shkojnë një komandanti të luftës.

Madje sipas tij, këto fjalë janë më shumë pjesë e lojërave politike dhe bëhen për fushatë elektorale.

“Fillimisht është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm me deklaratat e tilla, sepse nuk i shërbejnë interesave të vendit dhe nuk janë të denja për një komandant të luftës. Unë nuk besoj se ka njerëz që me të vërtetë besojnë në sinqeritetin e këtyre deklaratave. Përkundrazi, dua të mendoj se këto fjalë janë më shumë pjesë e lojërave politike dhe elektorale sesa të menduara e të faktuara”, tha Agusholli.

“Nëse largimi i strukturave paralele, vendosja e ligjit, shkatërrimi i laboratorëve të drogës, heqja e dinarit ndërrimi i tabelave të automjeteve dhe hapja e Urës së Ibrit për qarkullim është financim nga Serbia, ndërsa bashkëpunimi me ish-strukturat kriminale, përkrahja e Listës Serbe dhe lejimi i krimit të organizuar na qenka luftë për shtrirje sovraniteti atëhere them që ‘paguhemi’ nga Serbia”, shtoi tutje Agusholli për GazetaBlic.