Kurti mirëpret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve […]

Kurti mirëpret në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport
kurti-mirepret-ne-takim-lamtumires-shefin-e-osbe-se-ne-kosove,-davenport

kurti-mirepret-ne-takim-lamtumires-shefin-e-osbe-se-ne-kosove,-davenport

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

“Kryeministri veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë.