Kurti në takim me ambasadorin suedez: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin suedez, Jonas Westerlund, shefin e SIDA’s në Kosovë Henrik Riby dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s […]

Kurti në takim me ambasadorin suedez: Anëtarësimi në NATO mbetet synim i qartë i Kosovës
kurti-ne-takim-me-ambasadorin-suedez:-anetaresimi-ne-nato-mbetet-synim-i-qarte-i-kosoves

kurti-ne-takim-me-ambasadorin-suedez:-anetaresimi-ne-nato-mbetet-synim-i-qarte-i-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ambasadorin suedez, Jonas Westerlund, shefin e SIDA’s në Kosovë Henrik Riby dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e priti sot në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.”

ZKM njofton se Kurti e uroi ambasadorin Westerlund “për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Kurti e ka falënderuar Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe ndihmën e dhënë në shumë projekte zhvillimore.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Westerlund për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.”