Kurti për hapjen e Urës: Po i bëjmë punët e shtëpisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se autoritetet janë duke kryer punët e shtëpisë sa i përket planit për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë. Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, kryeministri ka thënë se çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër e ka diskutuar në takimet që ka pasur në Shtetet e […] The post Kurti për hapjen e Urës: Po i bëjmë punët e shtëpisë appeared first on Albinfo.

Kurti për hapjen e Urës: Po i bëjmë punët e shtëpisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se autoritetet janë duke kryer punët e shtëpisë sa i përket planit për hapjen e Urës mbi Ibër në Mitrovicë.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, kryeministri ka thënë se çështjen e hapjes së Urës mbi Ibër e ka diskutuar në takimet që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitat që janë bërë në Kosovë javëve të fundit.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull, trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. E liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka thënë se në vizitën në SHBA ditë më parë ka bërë thirrje që të shtohet trysnia mbi Serbinë për ta dorëzuar tek autoritetet e Kosovës, Milan Radoiçiqin, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Qytetarët shqiptarë dhe serbë thonë se Ura e Ibrit duhet të hapet

Pas zhvillimeve të fundit dhe punimeve në dhe përrreth Urës së Ibërit, aty po mbretëronte situatë e qetë.

Ndryshe nga ditët tjera mbi urë qëndronin vetëm karabinierë italianë, të cilët rëndom patrullojnë atypari.

Qytetarët shqiptarë të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të veriut, thonë se ura duhet të hapet, pasi këtë moment po e presin me vite të tëra.

Në anën veriore të Urës ka qytetarë serbë, të cilët mendojnë se ura duhet të hapet. Madje thonë se atë e konsiderojnë tashmë të hapur.

“E hapur është ura, unë sapo kalova mbi të”

“Unë mendoj se ura duhet të hapet dhe njerëzit të jetojnë dhe të lëvizin lirshëm. Duhet të pajtohemi për të ardhmen dhe ta lëmë pas të kaluarën”.

Tash sa kohë Qeveria paralajmëroi hapjen e urë së Ibrit, po nuk dha një datë se kuyr do ta bëj këtë.
Zëvendëskryesuesi i Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, thotë se përpjekjet e institucioneve për hapjen e urës duhet vazhduar, por njëkohësisht duhet të ruhen marrëdhëniet me aleatët.

“25 vite kemi Pritur dhe është bërë matja sa mund te duroj kjo ure kurse deri sot për 25 vite s’është berë akoma marja sa mund të durojnë këta njerëz kjo urë është dashur të hapet kohe me pare dhe mos te behej teme pro shpresoj qe me mire te ketë heshtje sesa tensione dhe një drejtë universale”, tha Sadiku për rtv21.

Vonë jemi kushtet janë për t’u hapur… duhet t’i bindim ndërkombëtaret. Duhet të luftojmë fort që tah apim urën, por edhe t’i ruajmë marrëdhëniet me ndërkombëtaret”.

Analisti dhe gazetari serb, Bransillav Kërstiq, ndërkaq, vlerëson se pa zbatim të obligimeve të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, s’do të ketë hapje të urës, ndërsa kritikon Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme.

“Jemi ende në të njëjtën rrugë me vendime të njëanshme që nuk i kontribuojnë një shteti demokratik. Ura e hapur është tepër e nevojshme …..pro me këtë sjelljen e hapim urën me zor nuk shkon, ndërkombëtaret se lejojnë dhe e kemi vërtetuar se e kemi pavarësinë e kufizuar. Derisa nuk jemi duke kryer obligimet tona nga aneksi i Ohrit dhe plani franko-gjerman ura sdo hapet ajo është mendoj pozita e ndërkombëtareve”, tha Kërstiq.

Në bazë të një raporti paraprak për stabilitetin e urës së Ibrit, të realzuar nga institucionet e Kosovës , ky objekt është “stabil, i qëndrueshëm dhe funksional”. Tanimë pritet raporti përfundmitar për këtë çështje.

The post Kurti për hapjen e Urës: Po i bëjmë punët e shtëpisë appeared first on Albinfo.