Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për investimet e fundit në shërbimet e internetit, duke deklaruar se Telekomi i Kosovës ka arritur të rikthehet te qytetarët. Kurti theksoi se ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit të telekomunikacionit në vend dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët. “Telekomi i […]

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet
kurti:-telekomi-i-kosoves-u-eshte-rikthyer-qytetareve,-rrjeti-po-modernizohet

kurti:-telekomi-i-kosoves-u-eshte-rikthyer-qytetareve,-rrjeti-po-modernizohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për investimet e fundit në shërbimet e internetit, duke deklaruar se Telekomi i Kosovës ka arritur të rikthehet te qytetarët.

Kurti theksoi se ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit të telekomunikacionit në vend dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndërkohë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se investimet në rrjetin e internetit kanë sjellë përfitime të reja për qytetarët e Kosovës.

Rizvanolli theksoi se Telekomi i Kosovës, përmes operatorit të tij VALA, është duke vazhduar investimet e nevojshme për modernizimin e rrjetit në të gjithë vendin, duke përmirësuar më tej cilësinë dhe shpejtësinë e internetit për përdoruesit.