Kurti tha se do të përfundojë në vitin 2023, por kjo është gjendja e autostradës Prishtinë-Gjilan

Kur do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan? Kjo është pyetja “një milionëshe”, për të cilën ka pasur shumë përgjigjje të pa sakta. Kompetentët, që nga Kryeministri Kurti ia kanë huqur me të madhe. Viti 2023 ishte përmendur si afati i fundit, kur kjo autostradë veç se do të përfundohej, por kur jemi në gjysmën e vitit […]

Kurti tha se do të përfundojë në vitin 2023, por kjo është gjendja e autostradës Prishtinë-Gjilan
kurti-tha-se-do-te-perfundoje-ne-vitin-2023,-por-kjo-eshte-gjendja-e-autostrades-prishtine-gjilan

kurti-tha-se-do-te-perfundoje-ne-vitin-2023,-por-kjo-eshte-gjendja-e-autostrades-prishtine-gjilan

Kur do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan? Kjo është pyetja “një milionëshe”, për të cilën ka pasur shumë përgjigjje të pa sakta. Kompetentët, që nga Kryeministri Kurti ia kanë huqur me të madhe. Viti 2023 ishte përmendur si afati i fundit, kur kjo autostradë veç se do të përfundohej, por kur jemi në gjysmën e vitit 2024 (15 gusht 2024), kjo autostradë jo që nuk ka përfunduar, por faktet objektive na tregojnë se një gjë e tillë është ende shumë larg.

Ekipi i Gazetës Nacionale: gazetari Oqean Demaku e fotoreporteri Visar Kadrolli, kanë qëndruar sot pikërisht tek kjo autostradë, që s’po bëhet.

Tek hyrja dhe dalja e kësaj autostrade, saktësisht në fashtin Bresalc është ndalë komplet puna. Nga ministria e Infrastrukturës, zëvendësi i kësaj ministrie Hysen Durmishi pati deklaruar se më së shumëti probleme kanë pasur me pjesën e shpronësimit.

Nacionale ka pyetur pronarin e shtëpisë ku është bllokuar puna në autostradën Prishtinë-Gjilan, z. Xhafer Uruqi.

I pyetur se a ka filluar shpronësimi i pronës së tij në këtë pjesë, z.Uruqi është përgjigjur se “ende nuk kanë filluar as procedurat e para, e nuk ka marrë asnjë propozim për tokën e tij”.

Ndërkohë në pjesën tjetër të autostradës nuk ka filluar fare asfaltimi. Puna aty zhvillohej me dinakikë të ulët.

Ndërkohë, projektet që ende nuk kanë mbaruar janë edhe autostrada Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë si dhe kjo Prishtinë-Gjilan.