Libani: Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hezbollahut do të jetë e kufizuar

Libani ka thënë se ka marrë garanci nga vendet e treta se përgjigja e Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës në një qytet në Lartësitë Golan të pushtuar nga Izraeli do të jetë i kufizuar. Përgjigja e Hezbollahut ndaj përshkallëzimit të Izraelit do të jetë gjithashtu e kufizuar, tha të dielën për mediat libaneze ministri i jashtëm [...]Read More...

Libani: Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hezbollahut do të jetë e kufizuar

Libani ka thënë se ka marrë garanci nga vendet e treta se përgjigja e Izraelit ndaj sulmit vdekjeprurës në një qytet në Lartësitë Golan të pushtuar nga Izraeli do të jetë i kufizuar.

Përgjigja e Hezbollahut ndaj përshkallëzimit të Izraelit do të jetë gjithashtu e kufizuar, tha të dielën për mediat libaneze ministri i jashtëm në detyrë Abdallah Bou Habib, shkruan CNN.

Zyrtarët izraelitë kanë fajësuar Hezbollahun për sulmin dhe janë zotuar të hakmerren, ndërsa grupi militant libanez ka mohuar përgjegjësinë.

I pyetur për të identifikuar vendet që kishin ofruar siguri, ministri la të kuptohet se SHBA dhe Franca ishin dy nga ato vende.

“Ne morëm siguri nga vendet e shqetësuara me këtë çështje dhe sigurisht që SHBA dhe Franca janë shumë të shqetësuara për këtë çështje,” deklaroi ai.

Ministri më herët tha se Libani nuk do të përfshihej në një luftë, por do të qëndronte prapa Hezbollahut./abcnews.al