Liberalizimi i vizave, ngadalëson rritjen e remitencave nga diaspora

Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) The post Liberalizimi i vizave, ngadalëson rritjen e remitencave nga diaspora appeared first on Albinfo.

Liberalizimi i vizave, ngadalëson rritjen e remitencave nga diaspora

Pas liberalizimit të vizave nga BE për shtetasit e Kosovës (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar ngadalësim të rritjes së tyre

Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

“Vlera e remitencave të pranuara në tremujorin e parë 2024 ka arritur në 281milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tre mujorin e parë 2023. Rritja e ngadalësuar e remitencave ne tremujorin e parë pas liberalizimit te vizave me vendet e BE-se , mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave te kosovarëve në  vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët tani ofrojnë mbështetje financiare për familjarët e tyre për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.

Sipas këtij raporti, remitencat vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, që së bashku përbëjnë rreth 55.5 % të masës së remitencave, raporton Front Online. Remitencat përmes kanaleve formale (bankat dhe institucione tjerat) kanë shënuar rritje vjetore prej 3 për qind në tremujorin e parë 2024, ndërsa është shënuar rritje prej 5.8 për qind e dërgesave përmes kanaleve te tjera, potencialisht ndikuar nga rritja e vizitave te kosovarëve në diaspore.

The post Liberalizimi i vizave, ngadalëson rritjen e remitencave nga diaspora appeared first on Albinfo.