Lladrovci merr pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të 6 gushtit 1945 në Hiroshima

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin, kanë arritur në Hiroshima, ku i priti Ambasadori Kiçmari dhe do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të 6 gushtit 1945, ku u hodh bomba e parë atomike. “Përkujtimi i kësaj date, botës i jep mësim që ajo ditë kurrë […]

Lladrovci merr pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të 6 gushtit 1945 në Hiroshima
lladrovci-merr-pjese-ne-ceremonine-zyrtare-perkujtimore-te-6-gushtit-1945-ne-hiroshima

lladrovci-merr-pjese-ne-ceremonine-zyrtare-perkujtimore-te-6-gushtit-1945-ne-hiroshima

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin, kanë arritur në Hiroshima, ku i priti Ambasadori Kiçmari dhe do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të 6 gushtit 1945, ku u hodh bomba e parë atomike.

“Përkujtimi i kësaj date, botës i jep mësim që ajo ditë kurrë të mos përsëritet”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Pas një udhëtimi të gjatë, arritëm në Hiroshima me homologun nga Istogu, Ilir Feratin, ku na priti miku im i gati katër dekadave, Sh.T.Z. Sabri Kiçmari, Ambasador në Japoni.

Nesër do të jemi pjesë e ceremonisë zyrtare përkujtimore të 6 gushtit 1945, me ç’rast në Hiroshima, humbën jetën rreth 140 mijë njerëz nga bomba e parë atomike.

Përkujtimi i kësaj date, botës i jep mësim që ajo ditë kurrë të mos përsëritet!