Lufta në Gaza, palestinezët në pritje të armëpushimit të përkohshëm, thirrje për nisjen e vaksinimit të poliomielitit
Ndërsa ndodhet në luftë, në Gaza është regjistruar virusi i poliomielitit. Autoritetet bëjnë thirrje që t tregohet kujdes lidhur me këtë virus i cili u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 gusht, tek një foshnje. Ky ishte rasti i parë në 25 vite. Tashmë palestinezët në Gaza po presin që të arrihet një [...]Read More...
Ndërsa ndodhet në luftë, në Gaza është regjistruar virusi i poliomielitit. Autoritetet bëjnë thirrje që t tregohet kujdes lidhur me këtë virus i cili u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 gusht, tek një foshnje. Ky ishte rasti i parë në 25 vite.
Tashmë palestinezët në Gaza po presin që të arrihet një marrëveshje dhe të ketë një armëpushim të përkohshëm për të nisur fushatën e vaksinimit të poliomielitit.
OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar në fillim të këtij muaji dhe shpreson të fillojë fushatën e vaksinimit më 1 shtator, tha Juliette Touma, drejtore e komunikimit për UNRËA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.
/abcnews.al/