Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck, mbesa e John Kennedy

Ende pa u vulosur mire dokumentet e divorcit me JLo, aktori amerikan Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr. Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së. Gjithashtu është raportuar se para... The post Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck, mbesa e John Kennedy appeared first on AfterParty.

Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck, mbesa e John Kennedy

Ende pa u vulosur mire dokumentet e divorcit me JLo, aktori amerikan Ben Affleck thuhet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr. Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.

Gjithashtu është raportuar se para se ta rregullonte marredhenien me Lopezin, ishte në një lidhje të shkurtër me 36-vjeçen. Statusi martesor i fituesit të çmimi “Oscar” është konfirmuar javën e shkuar, pasi 55 vjeçja dorëzoi kërkesën për divorc ndërkohë që u bë e ditur se çifti ishte ndarë në muajin prill.

Tani disa burime kanë thënë se Affleck është parë duke qëndruar bashkë me Kicken, por aktori ka qëndruar i heshtur rreth detajeve të kësaj lidhje sepse Kick nuk dëshiron të shihet si “dashnore”. “Ben e Kick kanë qenë bashkë për pak kohë para se ai të lidhej me Jenniferin.

Ata janë takuar sepse Beni është nga Bostoni, e kur jeton atje, e di që familja Kennedy është si mbretëri”, ka thënë burimi, ndërkohë që ka shtuar se Benit i dukej sikur u bë pjesë e kësaj familje, por Kick ishte shumë e re dhe nuk ishte e gatshme për asgjë serioze.

Burimi ka thënë se Kick e Affleck nuk kanë pasur asnjë aferë ndërkohë që aktori ishte i martuar. “Është interesante për shoqërinë e saj, që menjëherë pas divorcit Beni filloi të rrinte sërish me Kicken, familjen e së cilës ai e sheh si mbretëri”, ka thënë burimi duke shtuar se ajo nuk është “dashnore” dhe nuk është aspak si Lopezi, ajo i mban gjërat shumë private.Ndër të tjera burimi ka thënë që Kickes nuk i intereson mendimi që ka Lopez për lidhjen e saj me Affleckun. “Ata nuk po nguten, ajo po e shijon kohën që po kalon me të. Rrinë në Hotelin Beverlly Hills, sepse është i vetmi që lejon privatësi të nivelit që nuk ofrohet askund tjetër”, ka thënë burimi./Bordo

The post Zbulohet e dashura e re e Ben Affleck, mbesa e John Kennedy appeared first on AfterParty.