Një yll i ri po ngrihet! Lamin Yamal do të veshë fanellën me numrin e Messit tek Barcelona

Fanella me nr 19 në shpinë, të cilën Lionel Messi e kishte veshur prej 3 vitesh, do ta mbajë Lamine Yamal në sezonin e ri te Barcelonës. 17-vjeçari kampion i Evropës me kombëtaren spanjolle nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Lionel Messin, me të cilin tha se nuk ka folur kurrë, edhe... The post Një yll i ri po ngrihet! Lamin Yamal do të veshë fanellën me numrin e Messit tek Barcelona appeared first on AfterParty.

Një yll i ri po ngrihet! Lamin Yamal do të veshë fanellën me numrin e Messit tek Barcelona

Fanella me nr 19 në shpinë, të cilën Lionel Messi e kishte veshur prej 3 vitesh, do ta mbajë Lamine Yamal në sezonin e ri te Barcelonës. 17-vjeçari kampion i Evropës me kombëtaren spanjolle nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Lionel Messin, me të cilin tha se nuk ka folur kurrë, edhe pse kur ishte vetëm 5 muajsh argjentinasi e kishte pozoi me të për një sesion fotografik të Barcelonës.

Lamin Yamal la numrin 27 që kishte veshur vitin e kaluar në Barcelonë dhe mban numrin 19. Ai e mban këtë numër në Kombëtaren spanjolle dhe Lionel Messi e kishte gjithashtu nga viti 2005 deri në 2008 kur Ronaldinho kishte numrin 10.

Messi mori numrin 10 në 2008 dhe e mbajti atë deri në vitin 2021, kur u largua nga Barcelona. Para No19 ai kishte veshur No30, No8, No9 dhe No11. Megjithatë, në sezonin 2023-24, për herë të parë pas 28 vitesh, Barcelona nuk kishte një fanellë me numrin 10.

Personi i fundit që e ka veshur është Ansu Fati. Litmanen, Giovanni, Rivaldo, Riquelme dhe sigurisht Messi dhe Ronaldinho e kanë veshur këtë fanellë në të kaluarën.

The post Një yll i ri po ngrihet! Lamin Yamal do të veshë fanellën me numrin e Messit tek Barcelona appeared first on AfterParty.