Denoncoi dje Urgjencën se nuk i dërgonin ambulancën, ndërron jetë gjyshi i Efi Dhedhes

Ka ndërruar jetë gjyshi i ish-banorës Efi Dhedhes e cila ditën e djeshme denoncoi Urgjencën pasi nuk i dërgonin ambulancën edhe pse gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht i moshuari, Selfo Mancellari ka ndëruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka ndarë vetë Efi e cila shkuan se “U prehsh në [...] The post Denoncoi dje Urgjencën se nuk i dërgonin ambulancën, ndërron jetë gjyshi i Efi Dhedhes appeared first on Kolibri.

Denoncoi dje Urgjencën se nuk i dërgonin ambulancën, ndërron jetë gjyshi i Efi Dhedhes

Ka ndërruar jetë gjyshi i ish-banorës Efi Dhedhes e cila ditën e djeshme denoncoi Urgjencën pasi nuk i dërgonin ambulancën edhe pse gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht i moshuari, Selfo Mancellari ka ndëruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka ndarë vetë Efi e cila shkuan se “U prehsh në paqe gjyshi im. RIP Selfo Mancellari”.

Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes ditën e djeshme e revoltuar denoncoi rastin urgjent pasi gjyshi i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte nevojë urgjente për mjekim.

Ajo tregoi se telefonoi ambulancën për ta transportuar gjyshin në spital, por askush nuk është interesuar, i kanë kërkuar të dhëna “idiote” si e quan ajo duke i humbur kohën e fundit që i kishte mbetur për të kaluar me gjyshin e saj.

Dua ta them me zë meqë nuk e di më kë kam folur. Kam marrë urgjencën sepse gjyshin e kam në gjendje shumë kritike dhe kam një orë që flas për të marrë thjesht një ambulancë për të ma sjellë këtu. Dhe me bëjnë muhabet, madje më kanë fikur dhe telefonin, më kërkojnë të dhëna idiote. Po më marrin kohën time dhe momentet e fundit që ndoshta i kam për të (gjyshin).

Nuk më sjellin një ambulancë. Kam folur dhe me një mjek që do e marr vesh patjetër se kush është i cili nuk më gjeti zgjidhje dhe mua akoma ambulanca nuk më ka ardhur. Unë këtë gjë nuk kam për ta harruar dhe do ta çoj deri në fund për të gjithë ju ordinera që punoni nëpër urgjenca, ju femrat e fëlliqura që më hapët telefonin dhe më thoni që “po deshe zonjë” dhe më fik telefonin. Unë do e marr vesh se kush jeni.

Të jesh duke vdekur nuk i intereson askujt. Çar bëhet kështu? Sa njerëz iu ka ndodhur njësoj si mua po s’kanë ku të flasin.” – denancoi Efi dje.

 

The post Denoncoi dje Urgjencën se nuk i dërgonin ambulancën, ndërron jetë gjyshi i Efi Dhedhes appeared first on Kolibri.