Lukashenko: Dronët ukrainas shkelën hapësirën ajrore të Bjellorusisë

“Dronët ukrainas kanë shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit”, kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Aleksandër Lukashenko. Më tej Lukashenko tha se sulmi ajror u zhvillua pasditen e së premtes në kufirin lindor të Bjellorusisë . “Në orën 19:04 në lartësinë 1.5 km. dhe në një sipërfaqe prej 6.5 km. [...]Read More...

Lukashenko: Dronët ukrainas shkelën hapësirën ajrore të Bjellorusisë

“Dronët ukrainas kanë shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit”, kështu ka deklaruar presidenti i vendit, Aleksandër Lukashenko.

Më tej Lukashenko tha se sulmi ajror u zhvillua pasditen e së premtes në kufirin lindor të Bjellorusisë .

“Në orën 19:04 në lartësinë 1.5 km. dhe në një sipërfaqe prej 6.5 km. mbrojtja jonë ajrore shkatërroi disa objektiva mbi territorin e Bjellorusisë”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

Presidenti Bjellorus theksoi se lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet.

/abcnews.al/