Maqedonia ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, kishte fletëarrest nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin […] The post Maqedonia ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, kishte fletëarrest nga Serbia appeared first on Albinfo.

Maqedonia ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, kishte fletëarrest nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po punon me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të Ramadanit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, njofton Ministria.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të informojë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

The post Maqedonia ndalon ish-ushtarin e UÇK-së, kishte fletëarrest nga Serbia appeared first on Albinfo.