Mbaroi në Komision dita e dytë e debatit për amendamentet rreth rebalancit të Buxhetit të RMV-së, disa amendamente u refuzuan

Në Komisionin për financa dhe buxhet sot ka mbaruar dita e dytë e debatit ku shqyrtohen dhe votohen amendamentet në lidhje me rebalancin e Buxhetit për vitin 2024, transmeton Portalb.mk. Pas një diskutimi, u refuzuan gjashtë amendamentet e propozuar nga deputetët e Frontit Evropian. Amendamentet ishin në lidhje me rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërsa […]

Mbaroi në Komision dita e dytë e debatit për amendamentet rreth rebalancit të Buxhetit të RMV-së, disa amendamente u refuzuan
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Në Komisionin për financa dhe buxhet sot ka mbaruar dita e dytë e debatit ku shqyrtohen dhe votohen amendamentet në lidhje me rebalancin e Buxhetit për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

Pas një diskutimi, u refuzuan gjashtë amendamentet e propozuar nga deputetët e Frontit Evropian.

Amendamentet ishin në lidhje me rregullimin e shtretërve të lumenjve, ndërsa Qeveria sqaroi që tashmë janë siguruar mjetet për këtë qëllim. Zëvendësministri Nikollçe Jankullovski sqaroi që në kuadër të këtij plani, për komunën e Likovës janë planifikuar 967 374 euro.

Koalicioni VLEN, përfaqësuar nga deputeti Rijad Shaqiri, i tërhoqi shtatë amendamentet e tij.

Në ditën e dytë të debatit rreth amendamenteve, u refuzuan edhe dy amendamente nga LSDM-ja, njëra rreth shpërblimit të zjarrfikësve, policë dhe ushtarëve gjatë aktiviteteve të tyre rreth shuarjes së zjarreve, ndërsa tjetra rreth mbështetjes financiare sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve për 654 kompani.

Ndryshe, më 29 korrik u mbajt dita e parë, nga gjashtë të planifikuar rreth debatit për amendamentet e propozuara për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Në këtë periudhë shqyrtohen gjithsej 58 amendamenteve.

Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.