Mbytet çifti në Hawaii, gruaja ishte në pritje të ëmbël

Ilya, 25 vjeç, dhe Sophia, 26 vjeçe, u mbytën në brigjet e Rezervatit Natyror të Zonës Ahihi-Kinau në Maui. Sofia ishte shtatzënë me një vajzë, sipas mikut të tyre, i cili krijoi një GoFundMe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tyre dhe ndau një foto të çiftit me djalin e tyre në krahë. [...]Read More...

Mbytet çifti në Hawaii, gruaja ishte në pritje të ëmbël

Ilya, 25 vjeç, dhe Sophia, 26 vjeçe, u mbytën në brigjet e Rezervatit Natyror të Zonës Ahihi-Kinau në Maui.

Sofia ishte shtatzënë me një vajzë, sipas mikut të tyre, i cili krijoi një GoFundMe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tyre dhe ndau një foto të çiftit me djalin e tyre në krahë.

Fotoja e profilit të saj në Instagram e tregonte nënën në pritje të ëmbël duke mbajtur barkun e saj shtatzënë.

Çifti ka lënë pas një djalë 18 muajsh, Loganin, i cili po qëndronte me tezen dhe dajën e tij kur ndodhi tragjedia./abcnews.al