Melania Trump thyen heshtjen pas sulmit: Autori ishte si një përbindësh. Kur pashë plumbin, kuptova se familja ime ishte gati të shkatërrohej

Melania Trump e ka cilësuar 20 vjeçarin që tentoi të vriste bashkëshortin e saj Donald Trump gjatë mitingut në Pensilvani si një “përbindësh”. Në deklaratarën e saj të parë që incidentit, ish zonja e parë e SHBA, tha se autori 20 vjeçar e shihte bashkëshortin e saj si një “makinë politike çnjerëzore”. Melania tha se [...]Read More...

Melania Trump thyen heshtjen pas sulmit: Autori ishte si një përbindësh. Kur pashë plumbin, kuptova se familja ime ishte gati të shkatërrohej

Melania Trump e ka cilësuar 20 vjeçarin që tentoi të vriste bashkëshortin e saj Donald Trump gjatë mitingut në Pensilvani si një “përbindësh”. Në deklaratarën e saj të parë që incidentit, ish zonja e parë e SHBA, tha se autori 20 vjeçar e shihte bashkëshortin e saj si një “makinë politike çnjerëzore”.

Melania tha se jeta e saj dhe e djalit të tyre Barron “ishin në prag të një ndryshimi katastrofik” kur pa të qëllohej burri i saj, ndërsa dërgoi një mesazh uniteti për amerikanët. Ajo gjithashtu shprehu falenderime për të gjithë njerëzit për mbështetjen e dhënë pavarësisht çdo ndasive politike.

“Tani po mendoj për ju, bashkëkombësit e mi amerikanë. Ne kemi qenë gjithmonë një bashkim unik. Amerika, struktura e kombit tonë të butë është copëtuar, por guximi dhe sensi ynë i shëndoshë duhet të ngjiten dhe të na bashkojnë si një. Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, Donald, kuptova se jeta ime dhe jeta e Barron ishin në prag të ndryshimit shkatërrues”, shkroi ajo në një deklaratë të dielën.

“Unë u jam mirënjohës agjentëve të guximshëm të Shërbimit Sekret dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur burrin tim. Një përbindësh që e trajtoi burrin tim si një makinë politike çnjerëzore u përpoq të shuante pasionin e Donaldit – të qeshurën, zgjuarsinë, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij”, shkroi ajo mes të tjerash./abcnews.al