Memli Krasniqi: Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë, në majën e botës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur sukses historik. Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Postimi […]

Memli Krasniqi: Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë, në majën e botës
memli-krasniqi:-distria-krasniqi-eshte-emri-qe-po-e-ngre-perseri-kosoven-ne-piedestalin-e-arte,-ne-majen-e-botes

memli-krasniqi:-distria-krasniqi-eshte-emri-qe-po-e-ngre-perseri-kosoven-ne-piedestalin-e-arte,-ne-majen-e-botes

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka raeguar pasi Distria Krasniqi kaloi në finale në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë deri në -52 kilogramë, duke e quajtur sukses historik.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë.

Postimi i tij:

Historike! Vetëm një jetë stërvitje e disiplinë, nën menaxhimin e një mjeshtri të madh, mund t’a bëjnë të mundur finalen e dytë brenda 4 viteve në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi është emri që po e ngre përsëri Kosovën në piedestalin e artë. Në majën e botës.

Superiore. E magjishme. E pakonkurrencë. Përpara dhe faleminderit, Distria! ????