Mërgimtarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufij

Edhe të dielën po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare, sidomos në ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pikëkalimi te Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme, bashkatdhetarët të cilët po e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për të hyrë Kosovë po presin deri në dy orë, […] The post Mërgimtarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufij appeared first on Albinfo.

Mërgimtarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufij

Edhe të dielën po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare, sidomos në ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pikëkalimi te Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme, bashkatdhetarët të cilët po e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për të hyrë Kosovë po presin deri në dy orë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas kësaj qendre, kolonat te Dheu i Bardhë janë deri 1500 metra.

Ndërsa pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara, te pika kufitare Kullë, qytetarët po presin nga 10 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë.

Gjithashtu edhe në pikat tjera kufitare, dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda 10 minutash./Albinfo.ch/

The post Mërgimtarët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në kufij appeared first on Albinfo.