Raportohet për kushte të rënda në Fshatin Olimpik në Francë

Pas rrezikut të shëndetit në lumin Senë, apo ushqimit jo cilësor dhe me racione të kufizuara, sportistët elitarë që konkurrojnë në Lojërat Olimpike janë përballur edhe me një tjetër problematikë. Shumë prej tyre kanë akuzuar kushtet jo të mira të dhomave në Fshatin Olimpik. Një prej zërave më të fort ishte Tomas Çekon, italiani që […] The post Raportohet për kushte të rënda në Fshatin Olimpik në Francë appeared first on Albinfo.

Raportohet për kushte të rënda në Fshatin Olimpik në Francë

Pas rrezikut të shëndetit në lumin Senë, apo ushqimit jo cilësor dhe me racione të kufizuara, sportistët elitarë që konkurrojnë në Lojërat Olimpike janë përballur edhe me një tjetër problematikë. Shumë prej tyre kanë akuzuar kushtet jo të mira të dhomave në Fshatin Olimpik.

Një prej zërave më të fort ishte Tomas Çekon, italiani që në Paris 2024 fitoi dy medalje olimpike. Kampioni olimpik i notit në 100 metër shpinë dhe medalje bronzi në stafetën 4 herë 100 metër në stil të lirë, vendosi të flejë jashtë.

Video e tij, i shtrirë mbi batanije në bar, i pozicionuar poshtë një stoli ka bërë xhiron e rrjetit. Çekon akuzoi se dhomat e sportistëve nuk kanë ajër të kondicionuar dhe aty është e pamundur të qëndrosh. Për më tepër, ai shtoi se edhe shtretërit nuk janë komodë për të fjetur.

The post Raportohet për kushte të rënda në Fshatin Olimpik në Francë appeared first on Albinfo.