Mërgimtarit nga Ferizaj hajnat ia vjedhin dy orë ‘Rolex’, para e stoli ari

Një vjedhje është raportuar në Policinë e Kosovës nga një mërgimar nga Ferizaj. Ai ka njoftuar policinë për një vjedhje në shtëpinë e tij në orët e vona të së shtunës. Në raportin e Policisë thuhet se janë vjedhur dy orë dore të markës ‘Rolex’, stoli ari dhe para kesh. “Viktima mashkull kosovar, shtetas i […] The post Mërgimtarit nga Ferizaj hajnat ia vjedhin dy orë ‘Rolex’, para e stoli ari appeared first on Albinfo.

Mërgimtarit nga Ferizaj hajnat ia vjedhin dy orë ‘Rolex’, para e stoli ari

Një vjedhje është raportuar në Policinë e Kosovës nga një mërgimar nga Ferizaj. Ai ka njoftuar policinë për një vjedhje në shtëpinë e tij në orët e vona të së shtunës.

Në raportin e Policisë thuhet se janë vjedhur dy orë dore të markës ‘Rolex’, stoli ari dhe para kesh.

“Viktima mashkull kosovar, shtetas i huaj, ka raportuar se personi, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, e cila gjendet në lagjen Panorama dhe kanë vjedhur dy orë dore të markës Rolex, stoli ari dhe para kesh”, thuhet në njoftimin e PK-së. Rasti po hetohet si “vjedhje e rëndë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

 

The post Mërgimtarit nga Ferizaj hajnat ia vjedhin dy orë ‘Rolex’, para e stoli ari appeared first on Albinfo.