Mexhiti e Mickoski takuan përfaqësuesit e OEMVP-së

“Sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, zhvilluam një takim produktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Ky takim synonte adresimin e çështjeve kyçe ekonomike, The post Mexhiti e Mickoski takuan përfaqësuesit e OEMVP-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mexhiti e Mickoski takuan përfaqësuesit e OEMVP-së

“Sot, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, zhvilluam një takim produktiv me përfaqësuesit e Odës Ekonomike. Ky takim synonte adresimin e çështjeve kyçe ekonomike, dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend”, ka njoftuar zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti

“Në këtë takim u diskutuan disa tema të rëndësishme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. Fillimisht, u përqendruam në mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë një pjesë thelbësore e ekonomisë sonë. Diskutuam mënyrat për të krijuar kushte më të mira për këto ndërmarrje dhe për të rritur mbështetje dhe mundësi për to.

Gjithashtu, u shqyrtuan mënyrat për të përmirësuar klimën e përgjithshme të biznesit në vend, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për sipërmarrësit dhe sektorin privat. Kjo përfshinte edhe përmirësimin e kushteve për investimet e huaja, përmes përmirësimit të infrastrukturës, thjeshtimit të procedurave burokratike dhe ofrimit të incentivave për investitorët e huaj.

Një tjetër pikë kyçe ishte zhvillimi i projekteve infrastrukturore, i cili është i rëndësishëm për rritjen ekonomike. U pajtuam që investimi në infrastrukturë do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.
Një nga rezultatet më të rëndësishme të këtij takimi ishte vendimi për krijimin e grupeve të punës, të cilat do të monitorojnë dhe zbatojnë rekomandimet e dhëna.

Ky, takim thekson përkushtimin tonë të palëkundur për përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e kushteve më të mira, për zhvillimin e biznesit. Jemi të vendosur të bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend më të mirë për jetesë, me standarde evropiane dhe një ekonomi të qëndrueshme!”, ka shkruar Mexhiti.

The post Mexhiti e Mickoski takuan përfaqësuesit e OEMVP-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .