Albin Kurti sot për vizitë zyrtare në Shkup

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të bëjë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Nga Zyra e Kryeministrit është thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik.  Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e […]

Albin Kurti sot për vizitë zyrtare në Shkup
Flamuri i Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Shkup gjatë takimeve zyrtare. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të bëjë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar. Nga Zyra e Kryeministrit është thënë se vizita është dakorduar më 20 korrik. 

Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit. Presidenca kishte reaguar ndaj këtij incidenti. E po ashtu Kosova dërgoi notë proteste. E reagime pati edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga partitë shqiptare në shtetin fqinj.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa projekte të përbashkëta që i kanë filluar, si pikat e përbashkët kufitare “One Stop Shop” dhe rruga ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës.

Por, së fundmi dy shtetet kanë pasur edhe çështje të hapura, si arrestimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup dhe incidenti ndaj Vjosa Osmanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.