Migrimi ia merr Kamenicës 13 mijë banorë

Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës. Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune. Por, Loriku nuk është i vetmi që po bëhet gati ta lëshojë […]

Migrimi ia merr Kamenicës 13 mijë banorë
migrimi-ia-merr-kamenices-13-mije-banore

migrimi-ia-merr-kamenices-13-mije-banore

Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës.

Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune. Por, Loriku nuk është i vetmi që po bëhet gati ta lëshojë vendin e tij të lindjes. Njëjtë shprehen edhe banorë të tjerë të Kamenicës, të cilët presin paga më të larta dhe standard më të mirë jetese jashtë vendit.

Lorik Morina, 19-vjeçar, nga fshati Topanicë, udhëton çdo ditë deri në qytetin e Kamenicës.

Atje, ai punon si kamerier në njërën nga kafenetë e qytetit. Këtë punë, Loriku do ta bëjë deri në nëntor, pasi është duke kryer procedurat për një kontratë pune në Gjermani.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, komuna e Kamenicës ka aktualisht rreth 36 për qind, apo 13 mijë banorë më pak sesa në vitin 2011, kur ishin regjistruar 36 mijë banorë.

Largimi i banorëve, sipas kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka ndodhur kryesisht për shkak të shpërndarjes së gabueshme të buxhetit dhe investimeve kapitale për Kamenicën nga pushteti qendror, për afër dy dekada.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 35 për qind e banesave dhe shtëpive në Kamenicë janë të pabanuara.

Arsyet më të shpeshta të migrimit janë pagat e ulëta, problemet në sistemin shëndetësor dhe atë të edukimit.

Paga minimale në Kosovë është 170 euro, derisa paga mesatare 521 euro, ndërsa sindikatat e punëtorëve thonë se familjet mezi po përmbushin nevojat elementare./REL