Minatorët të enjten protestojnë para Qeverisë: Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjet tona

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se minatorët do të protestojnë të enjten para objektit të Qeverisë në Prishtinë. Në njoftimin për media bëhet e ditur se protesta paqësore për shprehjen e pakënaqësive, do të mbahet në orën 12:00. “Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore […]

Minatorët të enjten protestojnë para Qeverisë: Kërkojmë bukën e gojës për vete dhe familjet tona
minatoret-te-enjten-protestojne-para-qeverise:-kerkojme-buken-e-gojes-per-vete-dhe-familjet-tona

minatoret-te-enjten-protestojne-para-qeverise:-kerkojme-buken-e-gojes-per-vete-dhe-familjet-tona

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se minatorët do të protestojnë të enjten para objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se protesta paqësore për shprehjen e pakënaqësive, do të mbahet në orën 12:00.

“Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore për shprehjen e paknaqesive, per padrejtesit e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatoret e Trepçes për më shumë se dy muaj.

Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikes së Kosoves, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00.

Marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikes së Kosoves”, thuhet në njoftim.

Sipas minatorëve, kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve për pagesën e pagave të papaguara që gati tre muaj dhe protestën e shohin si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre.

“Kjo protest reflekton kërkesen e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj.  Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërgaur minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik”, thuhet në komunikatë.