Ministri Taravari emëroi ushtrues detyre në 14 institucione shëndetësore

Ju njoftojmë se Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ditët e kaluara ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj në 14 institucione shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk.  Emërimet janë në institucionet shëndetësore si më poshtë: Spitali klinik Manastir, Nensi Llozançe Instituti për Mjekësi transfuzive – Shkup, Amir Elezi Spitali i përgjithshëm Kumanovë, Stefan Trajanovski Spitali I përgjithshëm […]

Ministri Taravari emëroi ushtrues detyre në 14 institucione shëndetësore
Spitali Kumanovës, reparti internë. Foto nga Portalb.mk

Ju njoftojmë se Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari ditët e kaluara ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj në 14 institucione shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk. 

Emërimet janë në institucionet shëndetësore si më poshtë:

  • Spitali klinik Manastir, Nensi Llozançe
  • Instituti për Mjekësi transfuzive – Shkup, Amir Elezi
  • Spitali i përgjithshëm Kumanovë, Stefan Trajanovski
  • Spitali I përgjithshëm Veles, Aleksandar Buzalkov
  • Spitali psikiatrik Demir Hisar, Stevçe Cvetanovski
  • Instituti Universitar për tomografi me emetim të pozitronëve, Nevena Manevska
  • Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntorii” – Shkup, Muhsin Arifi
  • Spitali ipPërgjithshëm i Ohrit, Goran Markoski
  • Klinika universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare, Igorçe Xhikovski
  • Klinika universitare për kirurgji të fëmijëve, Laze Jovçevski
  • Shtëpia e shëndetit në Vevçan, Renata Peshinovska
  • Qendra për shëndet publik Tetovë, Shpendi Ameti
  • Qendra për shëndet publik Prilep, Goran Kuzeski
  • Shtëpia shëndetësore e Radovishit, Stojançe Petrov

Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë edhe në katër institucione shëndetësore publike.

Kujtojmë se më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë të rinj mjekësorë. Ajo që ra në sy ishte fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar.

Lidhur me këto emërime, reagoi opozita shqiptare.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkroi Ilire Dauti nga ASh (krahu i Ziadin Selës).

Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit u lavdëruan me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk kishte asnjë emër shqip.

Në seancën e 2 korrikut të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

“Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve”, sqarojnë nga Qeveria.