Mira Murati: Përditësohet ChatGPT
Ky ndryshim është bërë i ditur nga shqiptarja Mira Murati The post Mira Murati: Përditësohet ChatGPT appeared first on Albinfo.
OpenAI ka shkuar një hap tutje sa i përket inteligjencës artificiale. Së fundmi është lansuar modeli GPT-4o mini, i platformës ChatGPT, duke iu mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta dhe me cilësi më të lartë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ky model mund të shfrytëzohet nga krijuesit e uebfaqeve, duke përdorur dhe krijuar chatbote sipas kërkesës private.
Pra, modelin e ChatGPT mund ta integroni në platformën tuaj online, duke e shfrytëzuar për biseda me robotin virtual dhe marrjen e përgjigjeve në kohë rekorde.
Ky ndryshim është bërë i ditur nga shqiptarja Mira Murati që është drejtoreshë e Teknologjisë brenda OpenAI.
Murati pati paralajmëruar modele të shumta të ChatGPT-së që do të lansohen kohë pas kohe.
The post Mira Murati: Përditësohet ChatGPT appeared first on Albinfo.