Mitrovicë e Veriut: Gjenden mbetje mortore, dorëzohen për ekzaminim

Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje mortore, të cilat u tërhoqën për ekzaminim nga ekipi mjekoligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore pas njoftimit nga Policia e Kosovës. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se do të verifikohen eshtrat e pastaj do të dalë me njoftim. “Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), […] The post Mitrovicë e Veriut: Gjenden mbetje mortore, dorëzohen për ekzaminim appeared first on Albinfo.

Mitrovicë e Veriut: Gjenden mbetje mortore, dorëzohen për ekzaminim

Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje mortore, të cilat u tërhoqën për ekzaminim nga ekipi mjekoligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore pas njoftimit nga Policia e Kosovës.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se do të verifikohen eshtrat e pastaj do të dalë me njoftim.

“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore. Komisioni do t’iu njoftojë pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njëjtat janë më interes forenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”, thuhet në komunikatë.

The post Mitrovicë e Veriut: Gjenden mbetje mortore, dorëzohen për ekzaminim appeared first on Albinfo.